Lind në Brazil zogu i rrallë i botës së egër

Një zog i rrallë, i konsideruar deri më tani i zhdukur në botën e egër, ka lindur në një kopësht zoologjik në Brazil këtë javë, duke i dhënë jetë shpresës se specie të tilla të rralla duhet të ruhen me kujdes.Ky zog i vogël “Alagoas” ka lindur më 26 tetor në parkun Avian në qytetin Brazilian of Foz do Iguacu, pranë ujvarave Iguazu të Brazilit, në kufi me Argjentinën dhe Paraguajin.Parku Avian, tha se aktualisht në planet gjendet rreth 230 specie të ndryshme të zogjve ekzotikë, të cilët janë të gjithë në robëri.Kopshti zoologjik tha se lindja e këtij zogu shënoi herën e parë që një zog Alagoas ka lindur në një kopsht zoologjik.Kopshti zoologjik ka marrë në muajin qershor të vitit të shkuar 10 cifte zogjsh Alagoas dhe nga ajo kohë, studiuesit janë përpjekjur ti ciftojnë për të lindur të vegjël.Më herët, zogjtë alagoas lindnin vetëm në pyjet e egëra të Brazilit, në verilindje në shtetin Alagoas, prej nga ku kanë marrë edhe emrin./oranews.tv/