Krijohet libri i parë pornografik për të verbërit

Një artiste ka krijuar librin e parë pornografik për të verbërit.Ky libër ishte ideja e artistet suedeze Nina Linde dhe përmban një shumëllojshmëri taktikash seksuale, të përshkruar në detaje me gërma të ngritura posaçërisht për të verbërit.33-vjeçarja gjithashtu vendosi të përfshinte fotografi të marrëdhënieve seksuale mes gejve dhe lezbikeve.“Libri ka të bëjë me stimulimin seksual, dhe nuk mendoj që “pornografia” është fjala e duhur,” tha Nina, duke theksuar se “stimulimi seksual është për këdo”.Libri i titulluar “Të verbër me raste” u publikua fillimisht në vitin 2010 dhe nuk ka qenë gjerësisht në shitje, por kohët e fundit ka bërë bujë pasi një kopje iu dorëzua Biblotekës Kombëtare të Suedisë.Faqet përbajnë foto të marrëdhënieve seksuale, sëbashku me shpjegime të asaj që personazhet janë duke bërë.Mendohet të jetë i pari material i shkruar i këtij lloji për të ofruar stimuli erotic për të verbërit