Rudina Magjistari bëhet nënë, vjen në jetë Mia
Moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë, të cilën e ka quajtur Mia.Ka qenë vetë Rudina e cila përmes një statusi në Facebook ka dhënë lajmin për lindjen e vogëlushes.“Jemi të lumtur të ndajmë gëzimin tonë me ju sot: “Para 4 orësh lindi Mia, ëngjëlli që na e mbushi jetën plot. Rudina&Xhavit”,- shkruan Magjistari në Facebook.Rudina është prej kohësh në një lidhje me kampionin në kick bocks Xhavit Bajrami dhe tashmë u bënë prindër të Mias së vogël. Ndërkohë edhe Xhaviti ka shkruar për lindjen e vajzës në profilin e tij në Facebook.“Jemi prindërit më të lumtur në botë. Vetëm para pak orësh Mia, ëngjëlli ynë e përmbushi jetën tonë”,- përfundon shkrimin Bajrami.I urojmë vogëlushes Mia të rritet e shëndetshme dhe pranë njerëzve të dashur.
Marrë nga: Revistawho