Rama: Hemodializa do të bëhet në shtet, por nga privati, 80 euro për seancë
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ne Kuvend ka shpjeguar sesi do të funksionojë shërbimi i hemodializës. Rama tha se ky shërbim do të bëhet në spitalet publike, por nga privati dhe pa asnjë kosto shtesë, kjo fal një bashkëpunimi mes privatit dhe shtetit. Ai tha se kjo do të bëhet që pacienti mos shkojë ta bëjë dializën aty ku ka spital privat, apo ne Tiranë.Edi Rama: Cfarë ndodh në fakt, të marrim anën financiare, të marrim dhe anën menaxheriale. Deri tani, kur them deri tani kam parasysh shumë vitë, Ministria e Shëndetësië cfarë ka bërë? I ka dërgaur të sëmurët në ambientet e institucioneve shëndetësore jo publike, pra tek private për ta kryer shërbimin e dializës dhe në këtë aspekt ka vështirësuar jetën e shumë pacientëve që lëviznin gjeografikisht për të marrë shërbimin, pasi spitalet private nuk janë të shpërndara në të gjithë territorin dhe për shumën fiks 80 euro për një seancë i është ngarkuar pacientit që nuk është në Tiranë apo nuk është në një qytet ku ka një spital privat edhe një shumë tjetër e pallogaritur këtu. Shumë e transportit për në spitalin privat.Çfarë kemi bërë ne?Ne kemi ndryshuar sistemin me të njëjtin cmim, pra nuk kemi rritur cmimin. 80 eurot edhe dje edhe sot i jepet privatit, i jepen institucioneve shëndetësore jo publike për të kryer hemodializën aty ku janë dhe ato gjeografikisht janë në shumë pak pika. Ne 80 eurot për një seancë i kemi përqëndruar në këtë sistem partneritet publik privat me çfarë kushti? Nuk do bëhet më dializa te private do të bëhet në spitalet publike dhe kush do ta bëjë, do ta bëjë private që është në partneritet me shtetin, dhe çfarë do bëjë faktikisht. Shteti do vazhdojë të paguajë sic ka paguar vetëm 80 eurot për seancën, privati do bëjë investimin. Investimin që të ketë hemodializa në të gjithë spitalet publike, që do të thotë se as ai i Kukësit as ai i Sarnadës nuk do vijnë më në Tiranë, por do ta marrin shërbimin e hemodializës në spitalin publik dhe privati do bëjë shërbimin e infrastrukturës që shteti nuk e bën. Fatura është e pandryshuar dhe brenda 10 vjetësh infrastruktura do ti mbetet shtetit. Kjo është e vërteta.Topalli: Monopol me shërbimin e dializës, Beqaj: Është bashkim operatorëshMë herët Jozefina Topalli u përfshi në një debat me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj për shërbimin e dializës. Sipas Topallit ky shërbim është monopol dhe koncesionin prej 86 mln dollarësh është fituar nga Evita. Ndërkohë Beqaj sqaron se fituesi i shërbimit të dializës është një bashkim operatorësh.Beqaj: Është e habitshme që ish kryetarja e kuvendit mori përsipër sot të flasë edhe për dializën. Është një shërbim i domodsoshëm dhe janë rreth 900 njerëz që duhet ta bëjnë domosdoshmërisht se e kanë jetike 2-3 herë në javë këtë shërbim. Qeveria e mëparshme i kishte ofruesve privatë të shërbimit të dializës 3 mln dollarë borxhe për shërbime të dhëna me vite që nuk ishin paguar kurrë. sot ato borxhe janë shlyer. Pastaj nuk di kujt PD ti besoj. Asaj të 2 gushtit që thoshte se tenderin do e marrë miku i Ramës Bujar G. apo asaj që sapo u tha që ishte Spitali Amerikan. Sëpari spitali Amerikan është një investim serioz. Kontraktorët privatë në dializë është një priaktike e filluar nga ju dhe unë them se është e mirë. Por me cfarë guximi kërkon që korçarët kërkon që të vijnë ta bëjnë në Tiranë.Topalli: Ai që ka fituar koncesionin e dializës prej 86 mln dollarë e ka fituar një zonjë me emrin Evita, Është gruaja e një bashkëshorti që ka 6 klasë shkollë. Për të mbijetuar Evita ka një kafe ne Berat me të ardhurat e të cilave jeton. Zonja bashkë me bashkëshortin ka fituar 86 mln euro. Evita është vajza e xhaxhait të drejtorit të spitalit, i shoqi thtotë se është me 6 klasë shkollë, Evita nuk e di ka 8-vjecare apo të mesme dhe me cmimin e dytë me të lartë, pa asnjë eksperiencë ka krijuar monopolin e dializës. Me një cmim për një cmim që ne nuk jemi në gjendje për ta vlerësuar. Ju u jepni vetes tuaj tendera, i jepni klientelës tendera. Unë po them një gjë, për ty nuk kam asgjë dhe po ta përsëris. Kur unë kam pasur një rast në spital ti më je përgjigur dhe me kë thënë çfarë të kesh nevojë më thuaj. Problemi ishte se në spital nuk kishte as gjilbera kundër tetanozit. Në spitalin e Shkodrës nuk ka as aspirina, as paracetamol asgjë nuk ka. Ti qofsh që iv ë ato firma. Në fund të fundit e dimë që është kryeministri sepse janë klientët e tij dhe ty të urdhëron dhe ti si një ushtar i mirë i urdhërohesh, por në fund kur të hetohesh do jetë firma jote. Megjithatë nuk më vjen keq për ty.Beqaj: Jozefin fituesi i koncesionit të shërbimit të dializës në 5 qytete të Shqipërisë është një bashkim operatorësh Evita dhe Spitali Amerikan. Spitali Ametriman ofron shërbim prej vitesh dhe cilësor. Evita është themeluar në 2013 përfaqësuese e disa firmave të madhe për barna me xhiro te tatimet 2.3 mln dollarë.