3 vjet pas “Sandy”, amerikanët kujtojnë stuhinë që shkatërroi 24 shtete
Mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit 2012, super stuhia Sandy kryqëzoi 3 shtete në Amerikë, me erëra të fuqishme 160 km në orë dhe përmbytje të paprecendtë.Sandy u regjistrua si stuhi e kategorisë së 3 por shkatërroi gjithcka i doli para në rrezen e mbi 1600 km.Vrulli i Sandy përfshiu gjithçka nga bregdeti i Floridas drejt Maine, ndërsa gjunjëzoi qytetin e Nju Jorkut dhe bregdetin e Xhersey, ku shkaktoi edhe përmbytje të frikshme.Stuhia u pasua nga shira të rrëmbyer që ranë për ditë me rradhë.Pasojat e Sandyt ishin shkatërruese për 24 shtete që ajo preku, me dëme të jashtëzakonshme në 8 shtete ndërsa disa zona mes tyre Puerto Riko u shpallën zona të shkatërruara.Në SHBA, Sandy shkaktoi 117 viktima nga mbrëmja e 28 nëntorit deri më 30. Në total, në disa shtete, 286 vetë humbën jetën apo u zhdukën si pasojë e stuhisë së fuqishme.Dëmet u përllogaritën në shumën e 50 – 68 miliardë dollarë, ku vetëm në Nju Jork dëmet arritën në mbi 19 miliardë dollarë.Stuhia shkatërroi edhe imazhin e SHBA-ve.Në Nju Jork u shkatërruan rrugët dhe 5 lagjet më të famshme. Për shëmbull ajo çka mbahet mend është Staten Island me skena kaotike përmbytjesh, me makina apo varka mbi çatitë e shtëpive apo në mes të rrugës.“Niveli i ujit ishte shumë i lartë. Anijet ngecën sipër shtëpive. Sandy shkatërroi gjithçka, xhamat e dritareve dhe muret u thyen. Mobiljet tona u shkatërruan,”- shpjegoi një banor.Në Manhatan, e gjithë pjesa jugore e qytetit u përball me mbi 1 javë mungesë të energjisë elektrike. Sistemi i famshëm nëntokësor hekurudhor u përmbys dhe banorët jetuan jashtë për ditë me rradhë.Në Nju Xhersi, destinacioni më i famshëm turistik, Xhersey Shore u shkatërruan. Barrierat e ishullit dhe plazhet thjesht humbën magjinë e tyre.Sandy la pas edhe pasoja në fushën politike, ku në kongres, kundërshtuan nuk i shmangën kritikat për mënyrën sesi SHBA-të u shkatërruan dhe qeveria dështoi në menaxhimin e kësaj katastrofe natyrore, ndërsa Presidenti Obama zbriti në terren për të vizituar më të prekurit e Sandit.









/Oranews.tv/