Singapori i pushtuar nga super mjegulla , qeveria dështon për zgjidhjen e problemit

Prej javësh banorët e Singaporit po përballen me super mjegullën që ka pushtuar vendin, që sipas ekspertëve pritet të zgjasë deri në vitin 2016.Mjegulla është shumë e dendur që prej orëve të para të mëngjesit dhe deri rreth orës 14 të drekës. Ndonëse niveli i mjegullës mbetet shqetësues përgjatë 24 orëve.Një banor i Singaporit, 18 vjecari Xavier thotë se e vuan shumë mjegullën sepse është i sëmurë nga azma."Në fakt mjegulla ka një efekt të keq tek unë sepse personalisht vuaj nga azma dhe mjegulla nuk më lejon që të marr frymë. Ndjej vështirësi në frymëmarrje dhe azma sa po vjen e po më përkeqësohet," -tha ai.E gjithë Azia Juglindore vuan prej vitesh nga mjegulla e kësaj forme, e shkaktuar nga pyjet dhe qeveria ka dështuar në hartimin e politikave të duhura për ti gjetur një zgjidhje këtij problemi./Oranews.tv/