Pengmarrja në Libi nuk ka paravijë politike, thjesht kërkohen para
Katër italianët e rrëmbyer në Libi janë mirë dhe në duart e një grupi kriminal që kërkon para.Asnjë prapavijë politike apo kërkesë për shkëmbime kontrabandistësh në burgjet italiane. Pengmarrësit kërkojnë thjesht para për lirimin e Gino Pollicardo, Fausto Piano, Filippo Calcagno e Salvatore Failla, 4 teknikët e rrëmbyer më 20 korrik në zonën Mellitah në Libi.Ka rënë kështu hipozteza se pengmarrja e tyre mund të ishte e lidhur me arrestimet e fundit në itali të skafistëve libianë, të cilët sjellin qindra emigrantë nga vendet e konfliktit në brigjet italaine.Në këtë rast situata është më e lehtë për tu zgjidhur. Megjithatë problemi më i madh aktualisht është drejtimi i Libisë me dy qeveri paralele, gje e cila komplikon identifikimin e burimeve për të nisur negociat e lirimit dhe që rrjedhimisht çon në zgjatjen dhe zvarritje të pengmarrjes.Makthi më i madh është një tjetër ide hipotetike, që katër teknikët të cilët punonin në një kompani ndërtimi në Itali mund të shiten tek organizat terroriste në një farë mënyre të lidhura me shtetin islamik.Ndërkohë kryeminsitri i Tripolit, Khalifa al Ghweil nuk beson se pengmarrja ka lidhje me grabitje apo thjesht lidhje me trafikantë. Sipas tij , rrëmbyesit janë kriminelë që duan të prishin marrëdheniet mes Italisë dhe Libisë.Por minitsri i Jashtëm italain, Paolo Gentiloni, duke mos konfrimuar asnjë nga skenarët e mudnshëm apo hipotezat e ngritura, thotë se duhet maturi në çdo veprim e deklaratë, teksa objektivi kryesor është sjella e katër shetasve italinë në shtëpitë e tyre./oranews.tv/