Protesta me rosa në plazhin e Kopakabana , Mijëra brazilianë kundër rritjes së taksave
Një rosak i verdhë gjigand dhe qindra të tjerë më të vegjël, pushtuan plazhin Kopakabana në Rio De Janeiro, në një protestë gjigande ku mijëra njerëz protestuan kundër rritjes së propozuar të taksave në Brazil.Shoqatat industriale në Brazil instaluan qindra rosakë të vegjël dhe një rosak 12 metra të lartë në plazhin e famshëm me mbishkrimin "Nuk do të paguajë rosakun", një lëvizje kjo e drejtuar nga grupet industrialist të cilat i bëjnë thirrje qeverisë të shkurtojë shpenzimet në vend që të rrisë taksat për popullin.Qeveria e Brazilit, e drejtuar nga presidentja Dilma Rousseff ka propozuar rritje të taksave mbi transaksionet financiare në përpjkeje për të reduktuar defiçitin buxhetor dhe për të siguruar surplus financiar për vitin e ardhshëm.Propozimet kanë hapur në kundërshtinë e fortë edhe të opozitës në kongres.Organizatorët e këtij eventi argumentuan se rritja e taksave do të nxisë një rreth vicioz, pasi kompanitë në këtë sektor do të jenë të detyruar të reduktojnë stafet, do të rrisin më tej numrin e të papunëve, të cilët nuk do të jenë në gjendje të paguajnë faturat e tyre.Presidenti i Federatës së Industrive në Shtetin e Rio De Janerios, i cili ndihmoi në organizimin e demostratës, tha se qeveria po vret mijëra familje."Qeveria nuk po jep asjë shenjë për reduktimin e shpenzimeve të saj. ajo gjithnjë e më shumë po punon kundër familjeve. Mendoj se është koha që shoqëria braziliane ta kuptojë që jemi në krizë të thellë, një krizë historike dhe duhet të zgjidhin problemet tona duke reduktuar madhësinë e qeverisë, të bëjë ajo vetë shkurtime" -tha Eduardo Eugenio Gouveia Vieira.Në gjuhën braziliane dhe atë portugeze, të paguash rosakun përkthehet në "Gjej fajtorin".Një tjetër President i Federatës së Industrive në Sao Paolo tha:"Shoqëria po i thotë jo mundësisë për të balancuar buxhetin duke rritur taksat. Ky rosak simbolizon faktin se shoqeria nuk do të paguajë rosakun, mjaft më, gjeni fajtorin diku tjetër.Vullnetarët që iu bashkuan kësaj nisme mbanin veshur jelekë të verdhë. Shumë prej tyre thanë se mbështesin këtë nismë duke thënë se brazilianët kanë paguar mjaftueshëm tajksat deri më sot dhe asgjë nuk iu është kthyer në shërbime nga ana e qeverisë."Shoqëria braziliane ka paguar mjaftueshëm taksa të larta. Kemi paguar shuma marramendëse dhe skemi marrë asgjë në këmbim. Niveli i dhunës në Brazil, gjendja e shërbimeve shëndetësore, çështja e pronësisë. Ne skemi asgjë. Jemi në momente kritike dhe nuk duam të vazhdojmë më kështu" -tha një banor, me profesion llogaritar, Joao Cavalcanti."Brazilianët duhet të mbrojnë të drejtat e tyre. Ne s’mund të rrimë duarkryq dhe të shohim korrupsionin e gjallë. Ky rosak ka një motiv, është i vërtet. Askush nuk do të paguajë rosakun. Ata që kanë vjedhur, ata duhet të shlyejnë borxhet,"- tha një tjetër banore që iu bashkua protestës, Marlene Moura.Kjo fushatë ka nisur që më 21 shtator dhe synon të përfundojë vetëm kur të mblidhen firmat e nevojshme prej 1 milionë banorësh, për tju dërguar më pas kongresit.Aktualisht Brazili përballet me krizën më të rëndë ekonomike ndër dekadat e fundit.
/Oranews.tv/