Australi, rrezikon burgim të përjetshëm pasi donte të luftonte kundër ISIS

Pothuajse të gjithë shtetet perëndimore, përfshi edhe Shqipërinë, kanë miratuar ligje që dënojnë rreptësisht të ashtuquajturit luftëtarë të huaj, që lënë vendet e tyre për t'iu bashkuar organizatave terroriste që luftojnë kryeisisht në Lindjen e Mesme.Por në Australi, një 28-vjeçar rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm pasi është përpjekur t'u bashkohet forcave kurde që po përpiqen të mposhtin militantët e ISIS në Irak dhe Siri.Xhejmi Uilliams është arrestuar dhjetorin e kaluar ndërsa po përpiqej të largohej nga Melburni për në Katar dhe pas marrjes në pyetje pranoi se kishte parashikuar të bashkohej me forcat kurde që prej muajsh tashmë përballen me ekstremistët e ISIS.Vendimi ka befasuar jo pak opinionin publik, por sipas Zyrës Kombëtare të Kundër terrorizmit, është njëlloj e dënueshme angazhimi me organizata të huaja luftarake në Lindjen e Mesme, nga të dy krahët.Uilliams do të presë tani seancën e radhës më 20 tetor për të mësuar dënimin.Sipas autoriteteve australiane mbi 200 shtetas i janë bashkuar Shtetit Islamik gjatë vitit të fundit, ndërsa disa dhjetra militantët kurdë që luftojnë kundër tyre, ku dy prej tyre kanë humbur dhe jetën atje.Të hënën, po në aeroportin e Melburnit, autoritetet ndaluan një infermier, i cili akuzohet se ka shërbyer për Shtetin Islamik në Siri./oranews.tv/