Putin: Blatter meriton Çmimin Nobel për Paqen
Ka befasuar jo pak Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pasi është shprehur që presidenti i FIFA-s, Sep Blatter të vlerësohet me Çmimin Nobel për Paqen, për atë që ka bërë për futbollin botëror.Pavarësisht se Blatter është detyruar të japë dorëheqjen pak javë më parë për shkak të një skandali koruptiv të zyrtarëve më të lartë të organizatës që drejtonte.Në një intervistë për televizionin zviceran, RTS, të publikuar pak ditë pasi të dy u takuan në ceremoninë e hedhjes së shortit për kualifikueset e Botërorit 2018 që do të zhvillohet pikërisht në Rusi, Putin tha se nëse ka një emër që meriton këtë vlerësim, ai është Blatter.Putin gjithashtu e mbrojti numrin 1 të FIFA-s nga akuzat për korrupsion, duke thënë që nuk beson se ai pesonalisht është përfshirë në ndonjë aferë korruptive.Edhe pse procesi i akordimit të Kupës së Botës në Rusi është një prej pikave që po hetohet nga FBI, në atë që konsiderohet si skandali më i madh i historisë mbi 100-vjeçare të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit./oranews.tv/