“Arrivo Berlin”, integrimi profesional i Emigrantëve

Berlini ka ndërmarrë një iniciativë për t’iu dhënë emigrantëve shansin e gjetjes së një pune dhe integrimin në shoqërinë vendase.I titulluar "Arrivo Berlin", projekti është një bashkëpunim i autoriteteve të kryeqytetit me “dhomën lokale të kurseve profesionale” dhe ka për qëllim integrimin profesional të të gjithë emigrantëve që kanë ikur nga vendet e tyre për të kërkuar një jetë më mirë në Gjermani dhe  shpesh një jetë më të sigurtë.Iniciativa ka bashkuar kompani të ndryshme, të cilat kanë interes nga njëra anë për të trajnuar punonjësit e tyre dhe nga ana tjetër për emigrantët, ku shumë prej të cilëve sjellin me vete aftësi të veçanta."Arrivo Berlin" pastaj vendos vendet dhe  trajnimet, madje edhe kurset  e gjuhës, që emigrantët të arrijnë shpejt standardet gjermane për të qenë kompetitivë në tregun e punës, me qëllim që kompanitë pjesamarrëse në këtë iniciativë të punësojnë sa më shumë prej tyre.Shumë emigrant morën pjesë në një seminar elektik dhe ku në mesin e tyre ishte Tahir Osman Mohammad, 25 vjeç,  i cili ka ardhur nga Çadi në Gjermani.Ai dhe familja e tij u largua vitë më parë nga Çadi dhe deri në 2012 jetuan në libi, por më pas Tahiri mori udhëtimin e rrezikshëm të mesdheut për të kërkuar azil në Gjermani.Ai kërkon të integrohet në shoqërinë gjermane dhe madje të jetë i suksesshëm."Kisha dëgjuar se të aftësoshesh në tregti është shumë e vështirë, por pas dy javësh trajnim mendova se është diçka e thjeshtë. Dua të mësoj sepse pa studiuar dhe pa një profesion, nuk ka asgjë. Dua të kem një punë dhe një karrierë”, thotë ai me një gjermanishte të rrjedhshme.Kreu i iniciativës “Arrivo Berlin” tha se trajnimi i emigrantëve sipas standardeve gjermane nuk mund të shihet vetëm si shenjë positive, në kohën kur popullsia vendase po shkon drejt njw plakje të shpejtë.Veçanërisht në Berlin ka një mungesë të theksuar të punëtorëve të kualifikuar, kështu që “Arrivo Berlin” po përpiqet të mbushë këto boshllëqe me emigrant ekspertë."Ekonomia ka nevojë për këta njerëz, për të zbutur mungesën e fshehur të  punëtorëve të kualifikuar, e cila vetëm sa do të përkeqësohej në të ardhmen. Njerëzit që vijnë këtu kanë vite përvojë në fusha të caktuara. Ata të paktën kanë motivimim të madh për të ushtruar profesionin e tyre këtu, për tu integruar në shoqëri dhe për të dhënë kontributine tyre.  Dhe nëse ata e bëjnë këtë me ndihmën e një kompanie, e cila është në kërkim të tyre, atëherë kjo është një situatë e favorshme për të gjitha palët e përfshira”, thotë Anton Schuenemann.Por, shtoi ai, duke marrë në duart e tyre një kontratë pune, nuk do të thotë domosdoshmërisht se emigrantët kanë gjithcka për të qëndruar në gjermani.Sipas tij, nëse vendi i originës së tyre është shpallur i sigurtë, asnjë kontratë pune nuk të shpëton nga deportimi./oranews.tv/