Erdogan: E pamundur të ruajmë paqen me kurdët
Presidenti turk, Rexhep Erdogan, mbylli përfundimisht çdo shpresë për stabilizimin e marrëdhënieve me pakicën kurde në vend, ndërsa i kërkoi parlamentit që të heqë imunitetin e deputetëve që kanë lidhje me grupimet terroriste në mënyrë që ata të hetohen nga prokuroria.Gjatë një konference për shtyp para se të nisej për një vizitë shtetërore në Kinë, Erdogan u zotua se shteti turk nuk do të tërhiqet më mbrapa në luftën kundër terrorizmit.Erdogan: "E kemi të pamundur të vazhdojmë procesin e paqes me ata që kërcënojnë bashkimin dhe vllazërinë e kombit tonë. Procesi që kemi nisur do të vazhdojë me të njejtën vendosmëri"Deklarata e fortë vjen ndërkohë në Bruksel, pikërisht me kërkesë të Turqisë, NATO po zhvillon një takim urgjent për situatën në vend.Erdogan tha se pret që aleanca ushtarake të jetë e gatshmë të ndërmarrë hapat e mëtejshëm në këtë luftë, por nuk dha detaje të tjera.Që nga selia qendrore e NATO-s, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, shprehu solidaritetin e vendeve anëtare me kombin turk për ngjarjet tragjike të javës së kaluar.Stoltenberg konfirmoi se Turqia ka kërkuar vetëm konsultime me aleatët, në bazë të artikullit 4 të traktatit, dhe nuk ka ndërmend të kërkojë zbatimin e artikullit 5, sipas të cilit shtetet anëtare duhet të kontribuojnë me ndihmë ushtarake.Deri më tani, Turqia kishte ngurruar të ndërhynte ushtarakisht, por në ditët e fundit ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj pozicioneve të ISIS në Siri dhe atyre të PKK, Partisë Kurde të Punës, në Irak.Ajo i ka vënë gjithashtu Shteteve të Bashkuara në dispozicion një bazë ajrore për të nisur sulmet ndaj ISIS, ndërsa palët kanë rëndë dakord edhe për krijimin e një zonë sigurie prej 109 kilometrash në territorin sirian, që do të mundësojë rikthimin e refugjatëve të larguar nga lufta./oranews.tv/