Australi, peshkaqeni kafshon 65 vjeçarin

Një 65 vjeçar Australian është dërguar me urgjencë në spital në Australi, për tiu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi u kafshua nga një peshkaqen por që fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.Ekipet e shpëtimit i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë australianit, i cili fillimisht është rrëzuar nga tavolina e tij e sërfit dhe pasi ka rënë në ujë është kafshuar nga peshkaqeni.Ngjarja, e përsëritur, ka ndodhur në brigun e detit, 225 km në jut të Sidneit.Sipas policisë vendase, fillimisht burri ka rënë në ujë dhe më pas e kishte të pamundur të ngjitej prapë në tavolinën e sërfit.U mundua të kërkonte ndihmë për ta nxjerrë jashtë ujit por u pikas më vonë nga c'duhej. Dhëmbët e peshkaqenit kanë arritur ta prekin vetëm në një këmbë, duke i thyer kockat por fatmirësisht pa i shkaktuar probleme më të mëdha.Muajin e kaluar në po të njëjtin plazh, një roje bregdetare u plagosur seriozisht pasi u kafshua nga një peshkaqen.1441350453178COBp7HcUAAEkvk3 COBqHMiUEAAPW9e /Oranews.tv/