Serbia përballet me valën e emigrantëve pas murit hungarez

Serbia po vuan pasojat e ngritjes së murit hungarez në kufirin mes dy vendeve.Tashmë të gjithë emigrantët e ardhur nga afrika dhe lindja e mesme kanë mbetur të bllokuar në Serbi, me shpresën se do të hyjnë në tokën hungareze për të kaluar më pas në vendet e Europës Perëndimore.Fluski është shumë i madh teksa autoritet kanë improvizuar kampe strehimi në ndërtesa të braktisuara apo fabrika jofunksionale.Në afërsi të Suboticës në veri të Serbisë, një fabrikë e braktisur tullash është shndërruar në një strehë të improvizuar për qindra emigrantë të stërmunduar nga rruga raskapitëse nëpërmjet Ballkanit, e cila kalon përmes Turqisë, Greqisë dhe Maqedonisë.Edhe pse mjetet bazike të jetesës janë në minumin e mundshëm në kampin e improvizuar, emigrantët kanë shpresë së do të arrijnë të hyjnë në Hungari, përpara se të udhëtojnë për në Europën Perëndimore." Jam i sigurt që do të hyj në tokën hungareze e më pas në Austri dhe Gjermani, sepse dua të shkoj në universitet e më pas të punoj. Dua një të ardhme më të mirë për veten time " tha një emigrant nga Siria, i cili kërkoi të mbetej anonim.Sipas autoriteteve serbe, deri më tani janë rregjistruar 61.000 emigrantë të paligjshëm, të cilët kanë kaluar tranzit në Serbi, ndërkohë që Hungaria tashmë ka filluar ngritjen e një pengese në kufirin e saj me Serbinë, për të frenuar valën e paligjshme të emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në tokën hungareze./oranews.tv/