Barack Obama pranon dështimin e ligjit për sigurinë e armëve

Presidenti amerikan Barack Obama nuk e dinte se vetëm pak orë pas deklaratës  së tij mbi debatin e armëve, një tjetër i armatosur do të hapte zjarr në mes të kinemasë duke u marrë jetën 2 personave dhe plagosur 9 të tjerë.Megjithatë, Barak Obama në një intervistë për BBC tha se gjatë mandadit të tij ka dështuar për miratimin e një ligji për sigurinë e armëve në vend dhe se kjo ka qenë drama e preseidencës së tij.Obama tha se është shumë shqetësues fakti që në këtë çështje nuk është arritur asnjë progres, edhe pse në shtetet e bashkuara të amerikës ndodhin në vazhdimësi masakra.Tashmë që i kanë mbetur 18 muaj si president dhe kjo çështje mund të arkivohet në dosjen e dështimeve.Kontrolli i armëve ka qenë çështja më delikate me të cilën jam përballur që nga ardhja në pushtet në vitin 2009, thotë presidneti, duke shtuar :Barack Obama: "Nëse sheh numrin e amerikanëve të vrarë që prej sulmeve të 11 shtatorit nga terrorizmi, është më pak se 100. Nëse shihni numrin e të vrarëve nga dhuna e armëve, ai është disa dhjetëra mijëra.”Presidenti amerikan ka bërë disa herë përpjekje  për një kontroll më të rreptë mbi armët, por deri më sot nuk ka arritur të bëjë asgjë ligjërisht./oranews.tv/