Femrat në ushtri, në Pakistan jo e zakontë
Shumë njerëz në Pakistan besojnë se siguria është një punë për burra, por ushtarët femra kanë filluar të patrullojnë rrugët në vend, teksa numri i atyre që i bashkohen forcave të armatosura sa vjen dhe rritet.Sipas statistikave, më shumë se 4 mijë femra po shërbejnë në ushtri për momentin, ndërsa numri i femrave në forcën ajrore të Pakistanit është rritur nga më pak se 100, në më shumë se 300 në shtatë vjet.Forcat anti-terroriste femra, vendosur për herë të parë në vitin 2001 në kryeqytetin e Pakistanit Islamabad, janë përhapur në mbarë vendin.Edhe në provincën e izoluar Khyber Paktunkva, një vit më parë u themelua një forcë speciale e armatosur femrash."Ka një rritje të kosnideruashme të numrit të femrave në forcat e sigurisë dhe kjo është shumë positive. Unë mendoj se është një zhvillim i madh për Pakistanin që të ketë më shumë gra të cilat do të jenë udhëheqëse në kryerjen e detyrave për sigurinë në mbrojtjen e vendit, "thotë Maria Sultan, drejtore e përgjithshme i Institutit të Stabilitetit Strategjik të Azisë Jugore.Filmi "Sisters in Arms", një dokumentar me në qendër tre gra luftëtare, ka shënuar një bum klikimesh në internet, pasi në një vend konservator si Pakistani, ku gratë kanë pak shanse të ushtrojnë aktivitete në publik apo të punojnë jashtë shtëpisë, kjo nuk ëhstë e zakonshme.