Gjuetia e arinjve në Florida, Rikthehet pas 20 vitesh, për 24 orë vriten 400 arinj
Autoritetet zyrtare kanë rinisur pas 20 vitesh, të rinovojnë licensat që lejojnë gjuentinë e arinjve, në Florida.Sipas rrjetit amerikan, NBC, autoritetet shtetërore kanë shpërndarë deri më tani 3200 licensa, që limiton numrin e gjahtarëve në 1 të tillë për cdo ari.Shoqata e Mbrojtjes së Kafshëve e kanë kundërshtuar fort këtë fakt ndërsa një grup që monitoron gjuetinë, tha se vetëm të shtunën brenda 24 orëve, janë vrarë 400 arinj.Gjuetia e tyre do të jetë e hapur vetëm për një javë dhe gjahtarët lejohet të qëllojnë vetëm arrijnë të mëdhenj, jo arinj të vegjël që peshojnë më pak se 100-120 kg apo që kanë këlyshë.Një gjahtar, që refuzoi të tregojë emrin e tij, e mbrojti këtë praktikë."Sinqerisht mendoj se gjuetia nuk është pasuri vetëm në Amerikë, është pasuri në çdo vend të botës. Por kanë të drejtë edhe ata njerëz që janë kundër gjuetisë dhe kanë të drejtën e tyre. Njerzit gjuajnë për arsye të ndryshme, disa për të siguruar ushqim për familjet e tyre dhe unë jam një ndër to, i shoh kafshët si kafshë që duhen vrarë dhe për tu ushqyer. Njerëz të tjerë i shohin si kafshë shtëpiake, të bukura e të dashura. Janë thjesht këndvështrime të ndryshme".Leja për gjuetinë e arinjve është dhënë më herët gjatë vitit nga komisioni i posaçëm në Florida.
/Oranews.tv/