Bangkok, një i dyshuar për shpërthimin që shkaktoi 22 të vdekur

Autoritetet në Bangkok deklarojnë se ka një të dyshuar për bombën e vendosur një ditë më parë në qendër të qytetit.Video tregon një person të veshur me një bluzë të verdhë që mbërrin në vendin e ngjarjes pak minuta para se të shpërthejë bomba dhe largohet prej andej pa çantën që mbante në shpinë.Shpërthimi shkaktoi vdekjen e 22 personave dhe plagosjen e 123 të tjerëve. 8 prej viktimave ishin turistë në Tajlandë, bëhet fjalë për 5 kinezë, 2 malajzianë e një filipinas.Tempulli Erawan Hindu është prej objekteve më të frekuentuara në Bangkok nga turistët, ndaj autoritetet deklaruan se sulmi u krye për të goditur turizmin në Tajlandë.Autoritetet në Tajlandë nuk përjashtojnë mundësinë që në këtë sulm të jenë përfshirë aktivistë të lëvizjes një anti-qeveritare, me bazë në verilindje të vendit.Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin. C_4_articolo_2128612__ImageGallery__imageGalleryItem_7_image C_4_articolo_2128612__ImageGallery__imageGalleryItem_9_image C_4_articolo_2128612__ImageGallery__imageGalleryItem_8_image C_4_articolo_2128612__ImageGallery__imageGalleryItem_19_image C_4_articolo_2128612__ImageGallery__imageGalleryItem_20_imageC_4_articolo_2128612__ImageGallery__imageGalleryItem_18_image