Kerry: Kërcënimet e Koresë së Veriut, të papranueshme

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry  paralajmëroi Korenë e Veriut se nëse lëshon një raketë, ky do të ishte një "akt provokues" dhe një "gabim i madh"nga ana e saj. Kerry në vizitën e tij në kryeqytetin e koresë së jugut, Seul , rritheksoi angazhimin e plotë të SHBA-ve, për të mbrojtur vendin  dhe aleatët e saj."Varet nga Kim Jong Un, se çfarë do të vendosë të bëjë. Kjo nuk do ta ndryshojë qëndrimin tonë, i cili është shumë i qartë. Ne do të mbrojmë aleatët tanë. Kim Jong Un duhet ta kuptojë, dhe mendoj se ndoshta e e kupton, se cili do të ishte rezultati i një konflikti," tha Sekretari amerikan i Shtetit.Gjatë një koference për gazetarët sekretari amerikan hodhi poshtë citimet e Amerikës  se Korea e Veriut kishte gati një kokë rakete bërthamore duke i quajtur ato të  pasakta . "Uashingtoni nuk do ta pranojë kurrë Korenë e Veriut si fuqi bërthamore" tha KerrySekretari Amerikan është takuar gjatë ditës së Premte me presidenten jugkoreane Park Geun Hye, dhe me krerët e kontingjentit amerikan prej 28 mijë trupash të stacionuar në Korenë e Jugut.Ndërkohë pak orë para se sekretari amerikan të mbërrinte në Seul, Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes  tha  se Pheniani është duke zhvilluar teknologjinë për të krijuar një kokë rakete bërthamore që do të vendosej në një raketë.Prej disa javësh, Koreja e Veriut vazhdon të bëjë kërcënime ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, duke u kanosur madje me luftë termobërthamore.Vizita e Kerry në Seul përkon me përgatitjet që po bëhen në Korenë e Veriut për të festuar të Hënën përvjetorin e ditëlindjes së themeluesit të saj, Kim Ir Sen, një pretekst i mundshëm ky për një demonstrim force nga ana e vendit komunist.Janë shprehur hamendje se Peniani mund të kryejë lëshimin e një rakete me rreze të mesme veprimi, pas njoftimeve nga Seuli dhe Uashingtoni se raketat koreanoveriore janë dislokuar në vendet e duhura.