Pakistan, vritet politikani liberal

Një kandidat në zgjedhjet e përgjithshme të majit në Pakistan u qëllua për vdekje në një atentat të ndodhur në orët e vona të së enjtes në Hiderabad, raportoi “CNN”.Kandidati Fakhar Ul Islam u qëllua rrugës nga zyra në shtëpi, brenda makinës së tij, nga dy persona të armatosur me motor.Islam ishte një anëtar i Lëvizjes Muttahida Quami, partia pakistaneze më liberale dhe sekuraliste, e cila kundërshton me vendosmëri lëvizje talebane dhe disa parti ekstremiste islamike.Lideri i talebanëve pakistanezë, Hakimullah Mehsud, i ka kërkuar më parë pakistanezëve që të qëndrojnë larg votimeve.Talebanët kanë paralajmëruar më parë partitë dhe politikanët që konkurrojnë në zgjedhje se do të jenë në shënjesterën e tyre.