Ministrat e financave të Eurozonës diskutojnë për Qipron
Ministrat e financave të Eurozonës takohen për të finalizuar ndihmën për Qipron mes lajmeve se vendi ka nevojë për më shumë para. Takimi në Dublin do të shqyrtojë se si Qiproja mund të rrisë kontributin e saj në shpëtimin së bashku me ndihmat nga Bashkimi Evropian dhe FMN-së.Kostoja e dorëzanisë së Qipros është rritur në 23 miliardë euro, sipas draft-dokumentit të përgatitur nga kreditorët e vendit.Kostoja fillestare ishte llogaritur në 17,5 miliardë por ekspertët thonë se Qipros do t'i duhet të gjejë 13 miliardë euro për të siguruar dorëzaninë 10 miliardëshe të Bashkimit Europian dhe FMN-së.Në fillim kjo shifër duhet të ishte 7,5 miliardë."Kjo ishte shifra, për të cilën diskutuam në nentor, - tha zëdhënësi i qeverisë, Christos Stylianides, - dhe tani na rezulton gjë tjetër. Kush e mban përgjegjësinë për këtë situatë? Si mbërritëm këtu? Besoj se ishte frika dhe mungesa e vendosmërisë, nga ana e qeverisë paraardhëse", theksoi ai.Ajo që është në pikëpyetje është se si shteti-ishull të gjej paratë dhe analistët thonë se vendi do të përballet me shumë sfuda. Paketa e ndihmës u aprovua e ndërsa BE imponi kontrollet mbi kapitalet. Ndërkohë, zyrtarët e eurozonës në takimin janë gjithashtu shkak për të shqyrtuar problemet në rritje Sllovenisë.