Egjipt, Mubarak mbërrin në Gjykatë në karrocë invalidi

Me helikopter mbërriti të Shtunën Hosni Mubarak në Akademinë Policore në Kajro ku i rrëzuari nga posti, presidenti egjiptian Hosni Mubarak,do të gjykohet i akuzuar për vrasjen e qindra demonstruesve në Egjipt në vitin 2011, për konspiracion dhe korrupsion.Mubarak u dënua në Qershor për konspiracion me qëllim vdekjen e 850 protestuesve gjatë kryengritjes kundër tij në vitin 2011.Ish presidenti 84vjeçar, asokohe burri i fortë i Egjiptit, i cili ishte për 29 vjet në pushtet, ka mbërritur në sallën e gjyqit në një barrelë i veshur me të bardha. Ndërsa u pranua ankesa e tij e parashtruar me burgim të përjetshëm duke u bazuar në parregullsi proçedurale të vendimit.Aktualisht Mubarak është është me shëndet të dobët dhe po mbahet në një spital ushtarak në Kajro.Gjykimi i tij i parë zgjati 10 muaj dhe u zhvillua në një sallë gjyqi në Akademinë Policore në Kajro.Kësaj radhe Gjykata është vendosur në periferi të kryeqytetit egjiptian, zgjedhje kjo e cila nuk  ka ndikuar në koncentrimin e një turme, duke kërkuar dënimin e Mubarak dhe disa të tjerëve  të cilët ende e mbështesin atë.Ndërsa bashkë me Mubarak në gjyq  kalojnë dhe ish ministri i brendshëm i Egjiptit, Habib Al-Adli i cili u dënua me burgim të përjetshëm vitin e kaluar pasi u akuzua se kishte marrë pjesë në vrasjen  e protestuesve dhe 12 vjet për akuzat për korrupsion.Ndërsa dy djemtë e Mubarakut, Jamal dhe Allaa do të rigjykohen nën akuzat për korrupsion, për të cilat ata u liruan në Qershor, për shkak të skadimit të statutit të kufizimeve.