John Kerry vizitë në Pekin
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka përdorur vizitën e tij në Pekin për ta shtyrë atë të mos mbështesë më politikat luftëdashëse të Koresë së veriut.Kerry në turneun katër-ditor në Azi, shkon mes spekullimeve se Koreja e Veriut po përgatitet për të nisur raketat. Një ditë më pare, ai vizitoi Korenë e Jugut ku u shreh se do të nxisë Kinën që të përdori ndikimin e saj për të frenuar Korenë e Veriut.Në vizitën e tij në Korenë e Jugut të Premten, Kerry u shreh se politikat e veriut për testet bërthamore ndahen nga ato të SHBA-së dhe Kina duhet ti tregojë "dhëmbët". Gjithashtu Sekretari Amerikan hodhi poshtë provat se Koreja e Veriut mund të ketë një kokë bërthamore, siç sugjerohet nga një raport i lëshuar nga ShBA.Raporti i Agjencisë së Inteligjencës për Mbrojtje kishte paralajmëruar se Peniani ka zhvilluar teknologjinë për të montuar një kokë bërthamore në një raketë.Ndërkohë Pheniani ka nxitur spekulimet se një raketë mund të niset më 15 Prill, kur vendi shënon ditëlindjen e 101 të themeluesit të kombit dhe ish-liderit, Kim Il-Sung.Peniani ka lëvizur dy raketa balistike "Musudan" në bregun e tij lindor, me vlerësime të ndryshme për rrezen e tyre të veprimit, por disa ekspertë sugjerojnë se ato mund të udhëtojnë deri në 4 mijë kilometra.Nëse është e vërtetë, baza amerikane në Guam përfshihet në rrezen e raketës, edhe pse mendohet se "Musudan" nuk është testuar më parë.Në një konferencë për shtyp me homologun koreano-jugor, Kerry tha se ç'mund të ndodhë nëse Kim Jong vendos të proçedojë me lëshimin."Atëherë atij do t'i duhet të injorojë të gjithë komunitetin ndërkombëtar, detyrimet që ka marrë përsipër dhe do të kryejë një akt provokues dhe të padëshirueshëm, që do të ngrejë temperaturën", tha Kerry.