KE kritikon Rusinë për inspektimin e OJQ-ve

Rusia po pengon punën e organizatave joqeveritare me ligje të reja kufizuese dhe me një varg inspektimesh.I dërguari i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut në Rusi, Nils Muiznieks, ka thënë se ligji i ri, i cili u kërkon disa OJQ-ve të regjistrohen si “agjentë të huaj” është term i kohës sovjetike dhe sinonim për spiunazhin.Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë kritikat për inspektime, përfshirë ato nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.Ai ka thënë se rusët kanë të drejtë të dinë se kush i financon OJQ-të dhe “për çka”.Grupet kryesore për të drejtat e njeriut kanë refuzuar të regjistrohen si agjentë të huaj, duke thënë se një gjë e tillë do të dëmtonte besueshmërinë dhe mbështetjen e tyre.