Unioni i gjyqtarëve kërkon"catharsis" publik: Politika të mos sulmojë në bllok
Gjyqtarët, avokatët dhe juristët kërkojnë njëzëri të hiqet shenja e barazimit për të gjithë profesionistët e këtyre fushave, duke veçuar individët që njollosin të gjithë sistemin.Duke folur në konferencën vjetore të Unionit të Gjyqtarëve, ata përcollën mesazhe të qarta ndaj opinionit publik dhe politikës në tërësi.Më i ashpër dhe i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij ishte kryepërmbaruesi, Tedi Malaveci, i cili kërkoi nga i gjithë sistemi i drejtësisë dhe aktorët e tij "solidaritet dhe veprime aktive për të dalë nga kjo situatë".Sipas tij, reforma në drejtësi mund të bëhet dhe nga vetë ata nëpërmjet mekanizmave ligjore.Tedi Malaveci: “Jemi 12 mijë dhe bashkë me familjarët apo me dashamirësit e pastrimit të sistemit të drejtësisë mund të nënshkruajmë e të propozojmë një ligj apo paketë ku të tregojmë që ne duam "catharsis" - pastrim. S'na u ndanë shprehjet politike, por s'kemi ç'bëjmë; le t'ia lëmë politikës në derën e Parlamentit një angazhim të tillë, ku të propozojmë p.sh.një ligj për kontrollin e të gjithë juristëve të sistemit të drejtësisë. Para një muaji dëgjova një propozim interesant që artikulohej nga ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Ai kërkonte një nismë ligjore nga shoqëria civile, ku të propozohej një ligj i forte për "kontrollin e pasurisë së sistemit gjyqësor, operatorëve dhe familjarëve të tij", megjithëse ekziston ILDKP-ja. Le ta bëjmë vetë një propozim të tillë, një ligj bashkë me nismën dhe të tregojmë në këtë mënyrë me nënshkrim dhe vepër se, po, ne duam "catharsis", dhe s'jemi të gjithë njëlloj”.Fjala e plotë e kryepërmbaruesit, Tedi Malaveci"Sistemi i drejtësisë dhe të gjithë e juristët e tij sot ndodhen nën syrin e ciklonit të opinionit publik,i cili ka një perceptim tërësisht negativ ndaj të gjithë funksionarëve që ushtrojnë profesionin e gjyqtarit, avokatit, noterit, përmbaruesit apo ndërmjetësit. Të gjithë ne nga të gjithë etiketohemi si të korruptuar dhe të paaftë, deri në ekstreme të vlerësimit dhe identifikimit si "korporata kriminale e gjyqësorit".Kjo nuk është dhe s'mundet të jetë e vërtetë, por mbi të gjitha s'duhet lejuar më të propagandohet si e tillë. Nuk duhet lejuar më përbaltja dhe etiketimi kolektiv i të gjithëve ne, ku humbet "përgjegjësia dhe faji" bashkë me protagonistët e individualizuar që e bartin atë. Nuk mundet më të jemi peng i shprehjes politike "bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës", e cila na bën sot të jemi të intimiduar dhe të gjysmëfrikuar në reagimin tonë përballë gjithë histerisë publike e mbështetur edhe nga ajo politik, e cila po krijon psikozën e komuniteteve të korruptuara të juristëve; komuniteteve të korruptuara të mjekëve; komuniteteve të korruptuara të pedagogëve apo të biznesit.Çfarë po ndodh? - Një klasë apo shoqëri e tërë të korruptuarish, bashkë me atë politike, e cila po përligj tezën e vjetër sllave të para 100 viteve ku thuhej se "shqiptarët s'dinë të bëjnë shtet!"Jo, s'mundet të rrimë e të dëgjojmë apo solidarizohemi thjesht duke dëgjuar apo belbëzuar një retorikë për t'u mbrojtur nga kjo situatë,por duhet të reagojmë aktivisht dhe fort me vepra konkrete dhe të prekshme nga i gjithë opinioni publik. Ne të gjithë bashkëbëjmë një komunitet juristësh prej mbi 12 mijë vetash, ku janë mbi 10 mijë avokatë, mbi 400 gjyqtarë, 400 prokurorë, 450 noterë, 250 përmbarues gjyqësorë e mbi 200 ndërmjetës.Le të mbështetemi te Kushtetuta e Shqipërisë dhe neni 81 i saj e ta konsiderojmë veten zgjedhës.Sipas Kushtetutës sonë, 20 mijë zgjedhës mund të ndërmarrin nisma ligjore e të propozojnë ligje në Parlament. Pra, ne e kemi vetë në dorë fatin tonë. Jemi 12 mijë dhe bashkë me familjarët apo me dashamirësit e pastrimit të sistemit të drejtësisë mund të nënshkruajmë e të propozojmë një ligj apo paketë ku të tregojmë që ne duam "catharsis" - pastrim. S'na u ndanë shprehjet politike, por s'kemi ç'bëjmë; le t'ia lëmë politikës në derën e Parlamentit një angazhim të tillë, ku të propozojmë p.sh.një ligj për kontrollin e të gjithë juristëve të sistemit të drejtësisë. Para një muaji dëgjova një propozim interesant që artikulohej nga ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Ai kërkonte një nismë ligjore nga shoqëria civile, ku të propozohej një ligj i forte për "kontrollin e pasurisë së sistemit gjyqësor, operatorëve dhe familjarëve të tij", megjithëse ekziston ILDKP-ja.Le ta bëjmë vetë një propozim të tillë, një ligj bashkë me nismën dhe të tregojmë në këtë mënyrë me nënshkrim dhe vepër se, po, ne duam "catharsis", dhe s'jemi të gjithë njëlloj. Po kështu për reformën në drejtësi dëgjoj shpesh kritika, pakënaqësi apo komente nga brenda nesh që janë thjesht retorika nga cepi i zyrës. Ka ardhur çasti vendimtar të zgjedhim ose të bëhemi pjesë e reformës për drejtësi dhe kjo duke qenë të gjithë bashkë, aktivë në propozime, mendime dhe nisma, ku të gjithëve bashkë askush s'do të mundet të na pengojë, po e kërkuam fort dhe solidarisht ose të rrimë e të vetë përjashtohemi, të qëndrojmë indiferentë dhe të ruajmë me kujdes etiketën apo logon, tashmë të mirëngjitur"të gjithë jeni të paaftë e të korruptuar!"