BE propozon mision kontrolli në kufirin Greqi-Maqedoni-Shqipëri

 Të dielën mbahet samiti i jashtëzakonshëm i liderëve europianë, thirur nga presidenti i Komisionit evropian Jean-Claude Juncker për të biseduar mbi krizën e rëndë të refugjatëve që ka pushtuar vendet e Ballkanit Perëndimor.Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, komisoni tha se Junker ka ftuar krerët e shteteve të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë Maqedonisë, Greqisë, Hungarisë, Gjermanisë, Rumanisë, Serbisë dhe Sllovenisë.Në një propozim-deklaratë thuhet se liderët europianë dhe ata ballkanikë po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një misioni të ri për kontrollin e kufirit të Greqisë me Shqipërinë e Maqedoninë.Sipas agjensisë dpa, operacion i ri i Agjencisë së kufirit të Bashkimit Evropian, Frontex, do të fokusohet në kontrollin në dalje dhe "regjistrimin e refugjatëve dhe migrantëve, të cilët ende nuk janë regjistruar në Greqi".Mini-samiti vjen në kohën kur mijëra klandestinë, të ardhur kryesisht nga Siria dhe Afgansitani kanë mbetur të bllokuar në kufijtë ballkanikë teska kërkojnë të arrijnë Gjermaninë apo vendet skandinave.Temperaturat e ulëta, shirat dhe kushtet e mjerushme kanë ngritur alarmin se situata mund të përkeqësohet, vecanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.Në samitin e e 25 tetorit marrin pjesë gjithashtu zyra e azilit europian dhe Fronteks./Oranews.tv/