Raporterë të Venecias së shpejti në Tiranë , takim me ekspertë të PD

Komisioni i Venecias, një organ i specializuar i Këshillit të Euopës në fushën e legjislacionit merr sot në shqyrtim projektin e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga Komisioni ad hoc i parlamentit shqiptar për reformën në Drejtësi. Ora News siguron përgjigjen që Komisioni i Venecias informon PD se më datën 2 dhe 3 nentor, raporterët do të qendrojnë në kryeqytetin shqiptar, për të diskutuar me ekpertët demokratë mbi reformën.Tiranë- Raporterë të Komisonit të Venecias pritet të mbërrijnë në Tiranë, në muajin nëntor, për të disktuar mbi reformën në drejtësi.Ora News ka siguruar përgjigjen që Komisioni i Venecias informon PD se më datën 2 dhe 3 nentor, raporterët do të qendrojnë në kryeqytetin shqiptar, për të diskutuar me ekpertët demokratë mbi reformën."Është e rëndësishme për në të kemi një dialog të drejpërdrejtë me ekspertë nga PD. Më datën 2 dhe 3 nentor raporterë të Komisionin të Venecias do të vijnë në Tiranë dhe presim me padurim të takojmë kolegët me këtë rast.Sesioni më i rëndësishëm do të jetë ai i dhjetorit, ku Komisioni i Venecias do të japë një draft opinionesh mbi atë çfarë do të diskutohet", thuhet në letrën që sekretari i Komisionit, Tomas Merket i drejton PD-së dhe mban datën 19 tetor 2015.Reforma në Drejtësi sot në Komisionin e VeneciasNdërkohë, komisioni i Venecias po diskuton në këto moment draftin e ekpertëvë të nivelit të lartë të Komisonit të Posaçëm për reformën në drejtësi.Drafti  prezantohet nga konstitucionalisti Kristaq Traja. Një ditë më parë kryetari   komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj  përmes një letre njoftoi se nuk do të ishte i pranishëm në prezantinin e amendamenteve për të shmangur politizimin e çështjes.Përgjigjia e Komisionit të Venecias/Oranews.tv/