Meta niset drejt SHBA-së i ftuar në Forumin e Inteligjencës dhe Sigurisë

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u nis sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë ne Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë, i cili zhvillohet në Kongresin Amerikan, me ftesë të Kryetarit të Taskforces së Kongresit për Terrrizmin dhe Luftën Jo-Konvencionale.Siç njofton këshilltari për median, Emiljano Aleksi, gjatë kësaj vizite, Kryetari i Kuvendit do të zhvillojë dhe një sëri takimesh të tjera.Njoftimin për vizitën në SHBA e dha vetë pak kohë më parë, Kryeparlamentari, në përgjgje të interesit të medias, për raportet e tij me Shtetet e Bashkuara.