Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, 10 në pranga, një polic i lënduar

10 protestues janë arrestuar nga policia e Kosovës mbrëmjen e 23 tetorit kur policia ndërhyri për të shpërndarë mbështetësit e opozitës të cilët ishin vendosur para dyerve qendrore të Kuvendit të Kosovës që nga orët e pasditës së 23 tetorit.Policia ndërhyri për t'i shpërndarë në mesnatë duke përdorur gazin lotsjellës.Policia thotë se disa protestues kanë qenë të dhunshëm dhe si pasojë është lënduar një zyrtar policor, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore, informon policia e Kosovës.“Janë arrestuar dhjetë protestues të dhunshëm, të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore” informon policia në një njoftim për shtyp.Policia e Kosovës ka arritur ta vërë situatën nën kontrolle dhe sot ajo konsiderohet të jetë e qetë dhe stabile.Mbrëmë pas mesnate seanca është zhvilluar në një ambient tjetër të objektit të Kuvendit, ku, pa praninë e deputetëve të opozitës, që kishin mbetur në sallën e mbledhjeve, ka shqyrtuar e miratuar projektligje e vendime sipas rendit të ditës.polici kosove proteste gaz Sequence 01.Still124/Oranews.tv/