Çaktivizohen 400 gr tritol në verandën e një lokali në rrugën e Kavajës
Tiranë- Një sasi lënde eksploziv, e llojit tritol është gjetur e paplasur në verandën e një restoranti në rrugën e Kavajës, pranë Pallatit me Shigjeta.Mësohet se lënda eksplozive, 4 kallëp tritoli, e vendosur në një qese është gjetur mëngjesin e 24 tetorit 2015, rreth orës 06:00 kur ishte shkuar për të hapur lokalin.Menjëherë është kërkuar ndihma e policisë e cila pasi vendosi perimetrin e sigurisë dhe njësia antieksploziv bëri dhe çaktivizimin e tritolit.Policia informoi se tritoli ishte me peshë 400 gram në total e montuar me fitila përcjellës."Në vendngjarje janë gjetur 4 kallëpe tritoli në peshë 400 gram total e montuar me fitila përcjellës. Eshtë bërë çaktivizimi nga forcat xheniere dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kallëpe me 100 gram secila" informoi policia rreth orës 11: 20.Hetimet paraprake bëjnë të ditur se autorët kanë ndezur fitilin por ai nuk ka arritur të digjej.Rreth orës 09:00 policia mori në pyetje Shpëtim Osmanin, pronarin, për të hedhur dritë mbi motivin që mund të fshihet pas vendosjes së lëndës eksplozive në verandën e restorantit.Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit.[caption id="attachment_603401" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Tritoli i gjetur ne restorantin prane "Rruges se Kavajes"[/caption][caption id="attachment_603400" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Restoranti ku u gjet tritoli[/caption][caption id="attachment_603398" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policia dhe forcat anti eksploziv ne restorantin ku u gjet tritoli[/caption][caption id="attachment_603397" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policia ne restorantin ku u gjet tritoli[/caption]vijon