Fleckenstein: Më shumë shpirt europian gjej mes emigrantëve sesa në Europë

I sinqertë, miqësor, por i drejtpërdrejtë raportuesi për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein kishte zgjedhur Universitetin Mesdhetar në Tiranë për të hequr kollaren e zyrtarit në mision dhe të fliste shqip.Në një bashkëbisedim me drejtues dhe studentë të universitetit eurodeputeti foli hapur për procesin integrues të Shqipërisë, por edhe për problematikat e vendit tonë dhe të gjithë Europës.Rrugën integruese të Shqipërisë, studentëve ia shpjegoi me aplikimin për një punë të re, ndërsa i qetësoi se krizat e përkohshme nuk ndikojnë në proceset integruese.Fleckenstein: Nuk kemi krizë refugjatësh, por kemi krizë të solidaritetit dhe organizimit. Më vjen keq ta pranoj, por në këto kohë më shumë shpirt europian gjej mes emigrantëve sesa në Europë dhe kjo është e turpshme, por kjo nuk do të ketë efekt në proceset e zgjerimit.Fleckenstein i tha studentëve  se deri në ditën e integrimit të plotë, azili nuk është rruga për të qëndruar në BE. Ndërsa për situatën politike në Shqipëri, raportuesi tha se shpreson se partitë nuk po luajnë teatër, por po bëjnë punën e tyre.Fleckenstein: Shqiptarët nuk duhet të përdorin këtë mënyrë për të qëndruar në Gjermani. Është detyrë e qeverisë dhe e Parlamentit që tu krijojnë këtu shpresë.Nga ana e tij, Presidenti dhe themeluesi i UMSH, Anasatas Angjeli u ndal në mënyrë të vecantë tek vlera e universiteteve në funksion të reformave madhore./Oranews.tv/