Serbia s'pranon kërkesën që Kosova të jetë në Konferencën e Komisioneve të Integrimit

Kosova nuk ka arritur, të jetë pjesë me të drejta të plota në konferencën e Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asociimit të Evropës Juglindore. Propzimi i Shqipërisë nuk është aprovuar dot, për shak të mungesës së delegacionit të Malit të Zi dhe kundërshtisë që Serbia kishte, që aprovimi malazes të behëj nëpërmjet një shkrese zyrtare.Majlinda Bregu: Për shkak të anulimit të pjesëmarrjes se delegacionit nga Mali i Zi për hir të situatës së tyre politike, ky vendim nuk u arrit të merrej pasi pala serbe nuk e quajti dakortësinë me shkrim që delegacioni i Malit të Zi depozitoi duke rënë dakord me propozimet dhe amendamentet, por do të ngelet një çështje e cila do të shqyrtohet gjatë vazhdimit të Presidencës së radhës, e cila do të jetë e Bosnjë Hercegovinës.Drejtuesja e kësaj konference, kryetarja e komisioni parlamentar  të Integrimit Majlinda Bregu, cilësoi si arritje, dakortësinë e të gjithë delegacioneve për përfshirjen e parlamenteve në procesin e Berlinit.Majlinda Bregu: Nisur nga fakti që procesi i Berlinit siguron sot një marrëdhënie të re mes BE dhe Rajonit duke i dhënë një perspektivë të qartë zhvillimit të Rajonit dhe sigurisht duke dëshiruar që në plotësim të funksionit të parlamentit për të kontrolluar qeveritë në proces. Por njëkohësisht për të mbështetur ato reforma që janë të rëndësishme. Besoj se ky vendim ishte vendimi më i rëndësishëm i kësaj konference.Konferenca e 11-të e Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asociimit të Evropës Juglindore, është mbajtur në Tiranë, në kujdesin e Parlamentit shqiptar.