PD: Me paratë e shqiptarëve janë blerë 29 automjete, Qeveria: Janë marrë me qira

PD permes nënkryetarit Edmond Spaho akuzoi qeverinë se ka shpenzuar parate e shqiptareve per te blere 29 makina luksoze per ministrat e saj. Ne portalin e ndertuar enkas per tju pergjigjur akuzave ndaj saj Transparenca.al qeveria i hpdhi poshte pretendimet per blerje dhe sqaroi se jane marre me qera kundrjet nje shume 500 mije euro ne vit per te gjitha automjetet, 17 mije euro ne vit per nje makine ose 1400 euro ne muaj.Partia Demokratike akuzon qeverinë se po përdor parate e taksaopaguesve për të blerë makina luksoze për ministrat e saj. Në një deklaratë për mediat nënkryetari i PD-­së, Edmond Spaho tha se në një kohë kur shqiptarët vuajnë për bukën e gojës qeveria mendon të blejë 29 makina luksoze për ministrat e saj.Por në reagimine saj përmes portalit trabsparenca. Al, qeveria sqaron se Garda nuk ka bërë asnjë tender për të blerë makina, por për ti marrë me qira. Në shpjegimin e qeverisë thuhet:"Tenderi për të cilin media të ndryshme kanë ngritur pretendime ka të bëjë me marrjen me qira (leasing) të automjeteve që Kabineti Qeveritar do të përdorë.Marrja me qira (leasing) e një numri të njëjtë makinash, kushton 494,520 Euro në vit, ose 1,978,080 Euro për një periudhe katër vjeçare. Shteti shqiptar kursen 141,872 Euro në vit, ose 567,491 Euro për një periudhë katër vjeçare dhe në të njëjtën kohë automjetet në dispozicion janë të reja, më të sigurta, ndotin më pak mjedisin dhe duke pasur një efiçencë më të lartë në konsum, kursejnë rreth 30% më shumë edhe në kostot e karburantit.Por nuk ka dhënë shpjegime për tenderin duke e cilësuar informacion të klasifikuar,"Së dyti, duke qenë se tenderi në fjalë ka të bëjë me shërbimin e transportit të personaliteteve të larta shtetërore dhe sigurinë e tyre fizike, Garda e Republikës është e detyruar të rezervohet në dhënien e informacionit të klasifikuar"