Nishani takon ish-pronarët: Zgjidhje ose rrezikohen tensione sociale
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në mesditë dhe zhvilloi një takim të gjerë konsultues me përfaqësues të pronarëve dhe të shoqatave të tyre të cilat shtrihen që nga Konispoli e deri në Shkodër.Presidenti Nishani theksoi se në cilësinë e Kryetarit të Shtetit, por edhe si qytetar i këtij vendi e konsideron çështjen e pronës dhe të pronësisë si kolonë kryesore e shtetit të së drejtës.Në këtë aspekt Presidenti nënvizoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së kësaj situate, e cila duhet trajtuar si interes i mirëfilltë publik, rrezikon të thellojë padrejtësinë e të shkaktojë tensione sociale duke vënë në pah njëkohësisht se “kjo nuk është një çështje politike, por i përket krejtësisht shtetit të së drejtës, është thellësisht kombëtare dhe plotësisht shtetare, ku shteti ka dhe duhet të përballet me përgjegjësitë e veta”.