Ish-shefi i Antidrogës, Dritan Zagani në kërkim ndërkombëtar
Ish-shefi i antidrogës në policinë e Fierit, Dritan Zagani është shpallur në kërkim ndërkombëtar.Foto dhe të dhënat e tij janë publikuar në faqen zyrtare të Interpolit, ku theksohet se 43 vjeçari kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi ka thyer masën e sigurisë "arrest shtëpie".Ish-shefi i antidrogës në Policinë e Fierit , Dritan Zagani u arratis nga Shqipëria më 1 shtator, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie pas akuzës së ngritur ndaj tij nga Prokuroria si i përfshirë në trafik droge, por edhe për shpërdorim detyre.Dritan Zagani u arrestua në maj të 2014 pasi sipas organit të akuzës ishte bashkëpunëtor i një grupi të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.Sipas Prokurorisë Zagani informonte trafikantët për lëvizjet e policisë se shtetit, ndërsa vetë ish-shefi i antidrogës në policinë e Fierit . Ndërsa vetë Zagani akuzoi ministrin e brendshëm Saimir Tahiri si të përfshirë në trafik droge.PD publikon intervistën e Zaganit: Tahiri lidhje me trafikun e drogës, të dorëhiqetIsh-shefi i Antidrogës në Fier thyen arrestin shtëpiak, arratiset jashtë/Oranews.tv/