Gjermeni premton investime të reja në Berat

Nga Berati ku inspektoi disa nga investimet e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve,  Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni siguroi se të tjera fonde  do të jepen vitin e ardhshëm në kuadër të promovimit të qytetit muze."Projektet që Fondi i Zhvillimit të Rajoneve që kanë mbështetur Bashkinë e Beratit po realizohen me sukses. Berati gjithmonë meriton më shumë për historinë dhe trashëgiminë kulturore dhe për krenarinë që i jep Shqipërisë. Të gjitha investimet që janë bërë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve janë bërë me synimin për ti dhënë një fizionomi të re qytetit, për të dhënë më shumë hapësira publike dhe për të qënë më shumë atraktivë jo vetëm për qytetarët, por dhe për turistët" tha Gjermeni Berati është një nga 5 bashkitë pilot, që me mbështetjen e USAID, do të realizojë brenda vitit të ardhshëm Planin e Përgjithshëm Vendor Urbanistik që pritet t'i japë një nxitje të re zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në këtë zonë.Brenda dy viteve, nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, Berati ka marrë dhjetë projekte me vlerë totale 5 milionë dollarë/Oranews.tv/