Rruga Tiranë-Ndroq-Plepa, ARRSH: Ka projekt, por nuk ka fonde
Pas shqetësimeve të banorëve dhe drejtuesve të automjeteve se rruga nacionale Tiranë-Ndroq-Plepa është amortizuar, Ora News mësoi se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka një projekt për këtë aks të rëndësishëm rrugor. Por problemi qëndron tek mungesa e fondeve prej 5.2 miliardë lekë që nevojiten për ta rindërtuar.Autoriteti Rrugor Shqiptar ka një projekt për të rindërtuan aksin nacional Tiranë-Ndroq-Plepa, por ndërhyjet nuk janë bërë për shkak se ka mungesë fondesh në buxhet.Kostoja e projektit është 5.2 miliardë lekë për ta rregulluar rrugën.Për shkak të mungesës së fondeve banorët rrezikojnë që edhe në 2016 të kenë të njëjtin kalvar mundimesh, pasi ARRSH nuk është në gjendje të garantojë që vitin e ardhshëm do të ketë mundësi të ndërhyjë.Dashamir Xhika: Kosotoja e ndërtimit të kësaj rruge me projektin që ka ARRSH kap vlerën e 5.2 biliard lekësh. Problemi kryesor është problemi i financimit. Ne e kemi në vëmendje dhe në planin tonë për të ndërhyrë në këtë rrugë por ka qenë pamundësia e buxhetit. Kjo do të varet nga buxheti që ARRSH do të ketë në 2016Drejtori i Autotitetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, pranon se rruga është në këtë gjendje amortizimi për shkak të fluksit të automjeteve, kryesisht të atyre me tonazhe të rënda dhe të ndërhyrjeve të pjesshme që kanë ndodhur në të, ose siç thonë banorët të arnimeve sporadike.Dashamir Xhika: Është e vërtetë që rruga ka një fluks të mjeteve dhe si pasojë ka një amortizim të saj dhe është rrugë e vejetër që herë pas herë i janë bërë ndërhyrje pjesore, por që nuk e kanë sjellë këtë rrugë në standardin e duhur.Sipas dëshmive të banorëve, ka të paktën 7 vjet që në këtë aks nuk ka pasur as investim dhe as riparime të pjesshme.Nëse do të alokohej fondi prej 5.2 miliard lekevë, rruga do të kishte arrinte standarde bashkëkohore, sipas projektit me 7 lote, asfaltim, bankina, ndriçim dhe trotuare në zonat e banuara.Për momentin projekti do të mbetet vetëm në letër dhe qytetarët do të vazhdojnë të kërcejnë vallen e priftit nga belaja nëpër gropat dhe çarjet e rrugës.