Hemodializa, shërbimi jepet me koncension për 10 vite

Shërbimi i hemodializës është dhënë me koncension për 10 vite. Fituesi i tenderit të këtij shërbimi është kompani "evita shpk" bashkim operatorësh. Sipas publikimit në agjencinë e prokurimit publik, oferta është paraqitur në gusht të 2015 ndërsa kompania në fjalë është shpallur fituese në tetor të 2015.Vlera e koncensionit për shërbimin e hemodializës  është rreth 8.6 miliardë lekë dhe kompania në fjalë do të kryejë investime në 5 qëndra pranë spitaleve përkatësisht në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Korcë dhe Elbasan.Sipas marrëveshjes kjo kompani  duhet të bëjë invesditme dhe të përmirësojë  ambientet bazuar në standarded më të larta dhe ofrimin e shërbimit sa më pranë qendrave të banimit të pacientëve.Hemodializa për pacientët me problem në veshka nuk kryhet në shumë nga spitalet rajonale dhe kjo ka detyruar qeverinë që këtë shërbim ta jepte me koncesnion./Oranews.tv/