Vlerësimi i mësuesve, Nikolla: Nuk rrezikohet vendi i punës
15.000 mësues do të vlerësohen për aftësitë e tyre profesionale nga ministria e Arsimit. Testimi do të kryehet në javët e para të nëntorit dhe arsimtarët do t'i përgjigjen 30 pyetjeve. Testimi do t'i nënshtrohen edhe drejtorët e shkollave. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se rezultatet e ulta nuk do të rrezikojnë punën e mësuesve.Mësuesit e arsimit parauniversitar dhe drejtuesit e shkollave do të testohen në javët e para të nëntorit. Ministria e Arismit do të bëjë këtë vlerësim për të parë gjendjen profesionale të arsimtarëve. Mësuesit që do të marrin vlerësim të ulët nuk do të rrezikojnë vendin e punës por do të trajnohen.Nikolla: Nuk rrezikohet mësuesi, pra në çdo fushë në bazë të pikëve që ai merr për atë mësues do të orjentohet trajnimi dhe zhvillimi profesional. Do të jenë module të mirëpërgatitura që do të zhvillohen sic ne do ta bendosim sebashku me të gjithë ekipin dhe ekspertizën edhe të huaj që na ka ardhur në ndihmë në këtë proces Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se ky vlerësim vjen pas abuzimeve që janë konstatuar nga agjencitë e licensimit të mësuesve të cilët kundrej favorizimeve kanë dhënë kredite.Nikolla: E dimë edhe nga media që ka pasur raste kur mësuesi për të marrë disa kredite i është dashur të paguajë disa para në këto agjenci pa marrë kurrë farë trajnimi. Ne do ta zhbëjmë këtë treg informaliteti duke e kthyer këtë proces mbi baza të vërteta shkencore.15 mijë mësues do t'i nënshtrohen vlerësimit me 30 pyetje. Të vetmit që përjashtohen nga ky vlerësim do të jenë mësuesit që kanë 20 vite eksperiencë pune dhe janë ende në sistem./Oranews.tv/