Hapësirat publike, rikthehet Task-Forca e bashkisë në terren

Mos respektimi i urdhrit për të liruar hapësirat publike ka rikthyer në terren task-forcën e bashkisë së Tiranës. Gjatë aksionit u ftuan qytetarët të denoncojnë të gjitha rastet e zaptimit të hapësirave publike.Por edhe pas këtyre thirrjeve të kryebashkiakut sërish qytetarët kanë vazhduar zaptimin e hapësirave publike.Në bazë të ankesave të qytetarëve Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit në bashkëpunim me policinë bashkiake ka nisur punën për lirimin e këtyre hapësirave publike.Tomi Qirushi përgjegjës në Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit  fton qytetarët të denoncojnë raste të tilla.Gjatë inspektimit në njësinë 5 kryetari i bashkisë Erion Veliaj njoftoi se për herë të parë, në kryeqytet do të aplikohet karta e parkimit, që do t'i japë zgjidhje zaptimit të vendeve të parkimit me mjete rrethanore./Oranews.tv/