Flet e fejuara e shqiptarit të vrarë në banesën e sipërmarrësit italian
“Cfarë vetëmbrotje. Ma vranë”. Ka zemërim dhe dëshpërim në fjalët e Mirelës, e fejuara 30 vjeçare e Gjergji Gjonit shqiptarit të vrarë nga një i moshuar në provincën Vapri D’Adda, të Milanos.“Kush ma kthen tani ” thotë ajo, citon Tgcom.it"Ishte një djalë i thjeshtë, të paktën në facebook. Por natën hynte në shtëpi për të grabitur. I kapur në flagrancë në 2013, i riu ishte riatdhesuar në Shqipëri. Por më pas kishte arritur të hynte në Itali në mënyrë klandestine " shkruan portali online.Gjergji banonte në provincën Trezzo së bashku me të fejuarën e tij. Ka qenë ajo e cila njoftoi policinë pasi Gjergji nuk po kthehej në shtëpiVrasja te henen e 21 tetoritHumb jetën një shqiptar 22 vjecar, ndërsa po grabiste vilën trekatëshe të sipërmarrësit italian në pension, Francesco Sicignno . Ngjarja ka ndodhur natën e së hënës duke u gdhirë dita e martë në komunën Vapprio d’Adda në provincën e Milanos. Gjatë rrëfimit në polici, pensionisti italian ka treguar se ka qëlluar me pistoletë të kalibrit 33 kundër një grabitësi i cili ka hyrë gjatë natës në vilën e tij.Për policinë italiane, pas ekspertizës së parë, italiani e ka qëlluar me pistoletë shqiptarin, jashtë banese, fakt ky që rëndon pozicionin e tij, duke u cilësuar nga hetuesit si një vrasje e qëllimshme. Por italiani mbështet versionin e tij të fakteve se grabitësi shqiptar ishte mjaft kërcënues dhe ai ka qëlluar për vetëmbrojtje brenda mureve të shtëpisë. Në përpjekje për t’u larguar e pas plagëve të marra në gjoks, grabitësi ka humbur jetën në shkallët e jashtme të vilës.Shqiptari nuk ka qënë i armatosur, e mbante në duar vetëm një elektrik dore. Mendohet se bashkë me të, pjesëmarrës në këtë grabitje kanë qënë dhe dy persona të tjerë.Identifikimi i shqiptarit 22 vjecar është bërë nga e fejuara e tij, e cila kishte denoncuar mëngjesin e së martës moskthimin në shtëpi gjatë natës të fejuarit të saj.[caption id="attachment_603075" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Shqiptari i vrare ne Itali dhe e fejuara e tij[/caption][caption id="attachment_603073" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Shqiptari i vrare ne Itali[/caption]/Oranews.tv/