Në Kuvend dyshohet se u hodh dhe lëndë kimike. Masa ndëshkuese për deputetët e opozitës
Parlamenti i Kosovës nuk ka arritur që të zhvillojë normalisht seancën, e cila ishte planifikuar që të fillonte në orën 16:00. Gazi lotsjellës ka detyraur kryeparlamentarin Kadri Veseli që të shtyjë disa herë punimet e Kuvendit. Situata duket e tensionuar edhe jashtë ambienteve të Kuvendit ku prej disa orësh qëndrojnë aktivitë të opozitës. Deri tani nuk ka pasur lëndime. Ndërsa forcat e policisë kanë rritur nivelin e sigurisë. Afati i fundit për fillimin e seancës ishte lënë ora 22:00, ndërsa deputetët e opozitës kishin deklaruar se do t’i ndërprisnin sërish punimet.Ndërsa Kryesia e Kuvendit diskutoi për disa masa ndëshkuese për deputetët e opozitës, duke marrë për bazë edhe të dhënat e policisë, e cila dyshon që përvec gazit janë përdorur edhe lëndë kimike.Dyshohet se u hodhën edhe lëndë kimikeKryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka deklaruar se seanca do të zhvillohet ditën e sotme, pavarësisht tensioneve. Seanca ishte parashikuar të fillonte në orën 20:00, por gazeta Telegraf shkruan se është shtyrë për në orën 22:00.Ndërkaq pas situatës së tensinuar brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës, institucionet e sigurisë janë duke i bërë analizat dhe prokuroria ka nisur hetimet, sepse po dyshohet që është hedhur një lëndë kimike e kategorisë së rëndë dhe ka pasur edhe të lënduar.Mbështetësit e opozitës që po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë ambientit të Kuvendit të Kosovës për ta mbështetur opozitën, kanë hedhur edhe njëherë gaz me ngjyrë në oborrin e Kuvendit.Ndërsa forcat e sigurisë janë në gatishmëri.Opozita hedh sërish gaz lotsjellës në sallen e seancave plenareKur Kuvendi i Kosovës ishte gati për të filluar punimet, opozita hodhi sërish gaz lotsjellës, duke mos lejuar në këtë mënyrë zhvillimin e punimeve.Deputetet e Vetëvendosjes kanë deklaruar se nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre, se nuk do të lejojnë zhvillimin e seancës plenare derisa të prishen marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi.Kreu i grupit parlamentar të VV, Glauk Konjufca ka deklaruar se Kadri Veseli dhe Presidentja po thellojnë krizën institucionale dhe se qeveria nuk ka marrë parasysh asnjë argument të opozitës. Glauk Konjufca ka thënë se edhe pas një orë nuk do të ketë seancë pasi do t’i përdorin të gjitha mjetet e nevojshme që kjo të mos mbahet.Glauk Konjufca: “Argumentet tona i kemi shpjeguar në seanca të kaluara, pozita nuk ka marr parasysh dhe tanimë kanë përfunduar argumentet dhe nuk lëshojmë pe deri në tërheqjen e marrëveshje”. Do të shihni pas një ore se çfarë do të ndërmarrë opzita”.Më herët u hodh gaz lotsjellës në ambientet e tjera të KuvenditAshtu siç e kishin paralajmëruar, që nuk do të lejonin zhvillimin e seancës, deputetët e opozitës kanë hedhur sërish gaz lotsjellës në ambientet e tjera të Parlamentit.Mediat Kosovare shkruajne se me gaz lotsjellës janë sulmuar disa pjesë të ndërtesës se Kuvendit duke përfshirë edhe zyrën e Kryeparlamentarit.Në FB Lëvizja Vetëvendosja ka pranuar se deputetet e opozites kanë hedhur gaz lotsjellës, duke e akuzuar kadri Veselin se ka blinduar Kuvendin me forca policore ashtu si Isa Mustafa po blindon shoqërinë me arrestime."Deputetët e opozitës sapo kanë hedhur gaz lotsjellës pranë zyrës së Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.Ky i fundit e blindoi kuvendin me forca policore. Njësoj sikur që Isa Mustafa po e blindon shoqërinë duke arrestuar, përndjekur e kidnapuar deputetë e qytetarë. Opozita nuk do të lëshojë pe kur është në pyetje sovraniteti shtetëror, interesi qytetar, liria dhe barazia.Protesta jonë brenda Kuvendit vazhdon, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi", thuhet në njoftimin e VV në FB.Ndërkaq, portali Indeksonline mëson se Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka hedhur gaz lotsjellës në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.Ishte zonja Kadaj Bujupi e cila ka helmuar tërë administratën e Kuvendit.
