Vonohet autobusi,1500 emigrantë vijojnë udhëtimin në këmbë drejt Vjenës
Rreth 1500 emigrantë u larguan nga kampi në kufirin mes Sllovenisë dhe Austrisë, duke vijuar udhëtimin e tyre në këmbë drejt Vjenës.Klandestinët po prisnin radhën për të udhëtuar me autobus, por kur u njoftua se autobusi do të vinte pas 12 orësh, ata humbën durimin dhe shembën barrierën kufitare.Emigrantët, kryesisht sirianë që ikin nga lufta, po kalojnë ditë të vështira për shkak edhe të uljes së temperatrave dhe shirave.Drama është e madhe për këta njërëz, ku pjesa me e madhe e tyre nuk arrijnë dot të flenë natën për shkak të të ftohtit, kurse një tjetër problem janë fëmijet e vegjël dhe të moshuarit.Megjithatë, ata janë të detyruar të presin deri në hapjen e kufirit, situatë e cila shpesh bëhet e padurueshme për shkak të rraskapitjes dhe nervozizmit.Vetëm të enjten në Slloveni kanë hyrë 12 mijë klandestinë, teksa situata paraqitet e njëjtë edhe në Serbi.3 mijë refugjatë po presin të kalojnë kufirin me Kroacinë, kurse numri i tyre rritet çdo orë dhe çdo ditë.Organizatat humanitare, por edhe UNHCR kanë shprehur shqetësimin për kushtet në të cilat emigrantët presin në kufijtë europianë, duke bërë thirrje që atyre tu plotësohen nevojat bazike.Të dielën, kreu i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker ka thirur një takim të jashtëzakosnhëm për të diskutuar me liderët europianë, situatë e rëndë më të cilët po përballet Europa.





