Akuza ministrisë së Shëndetësisë, Vokshi: Abuzim me fondin prej 8.5 mln eurosh

Deputeteja demokrate Albana Vokshi akuzoi nga Shkodra ministrinë e Shëndetësisë për abuzime me vlerë 8.5 milionë euro. Sipas saj fondi me këtë vlerë nuk ka shkuar për investime në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Akuzat erdhën gjatë një aktiviteti sensibilizues për luftën kundër kancerit të gjirit.Bashkë me apelin për kontrolle periodike për të shmangur kancerin e gjirit, nga Shkodra, deputetja e PD, Albana Vokshi nuk kurseu akuzat ndaj ministrisë së Shëndetësisë.Sipas deputetes demokrate është abuzuar me me një fond me vlerë 8.5 milionë dollarë që duhet të shkonte për investime në repartin e onkologjisë në QSUT.Edhe kryebashkiakja e Shkodrës apeloi që të kryhen kontrolle si një mënyrë efikase për luftimin e sëmundjes.Gratë e lidhjes demokratike , zhvilluan një takim sensibilizues në Shkoder, në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit.