Bektashinjtë përkujtojnë 72 të rënët në Qerbelasë

Besimtaret Bektashinj në të gjithë vendin kanë festuar Ditën Botërore të Ashures, një ditë e cila përkujton 72 të rënët në tokën e Qerbelasë.Në një ceremoni të organizuar në odeonion e ri në selinë e  Kryegjyshatës,  Kryegjyshi Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, uroi besimtarët për më shume dashuri, paqe dhe vëllazeri.Haxhi Baba Edmond Brahimaj: Me këtë rast unë uroj të gjithë besimtarët myslimanë bektashianë që të mbizotërojë paqja, mirësia dhe dashuria. Gëzuar ditën e madhe të hashuresUrime në Ditën Botërore të Ashures kanë përcjellë edhe politikanët shqiptarë.Klosi: Sot është nëj nga ato festa që botën bektashi  ebën të lumtur sepse dëshmon që është një bote me mirësiSpaho: I uroj festën e ashures të gjithë besimtarëve bektashinj, ditën e sakrificës për njerëzimin dhe të shpresës dhe të vërtetësAshurja është simboli i kësaj dite që trashgohet  brez pas bresi.Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit. Festa kremtohet ditën e dhjetë të tij. Kjo periudhë kohore nënkupton për besimtarët bektashinj  përkujtim të të rënëve të Qerbelasë