Fleckenstein takon Metën e Tahirin: Pa reformë në drejtësi s’ka progres
Pa reformën në drejtësi nuk mund të ketë progers të vendit. Këtë e ka bërë të qartë në Tiranë raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein në takimet që ka zhvilluar me kreun e Kuvednit Ilir Meta dhe ministrin Saimir Tahiri.Raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein, i shoqruar nga ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin, është takuar me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Theksi është vënë tek procesi i dekriminalizimit ku kreu i Kuvendit Ilir Meta shprehu angazhimin për përfundimin sa më shpejt të këtij procesi.Kjo sipas Metës do ti hapë rrugë fokusimit të plotë në reformën e sistemit të drejtësisë, për të cilën kreu i kuvendit kërkon gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri.Nga ana e tij Raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein u shpreh se Parlamenti Evropian e vlerëson progresin e Shqipërisë dhe mbetet në pritje të Progres Raportit të Komisionit Evropia. Ai cilësoi thelbësore reformën në drejtësi, pa të cilën nuk mund të ketë progres të vendit.Eurodeputeti Fleckenstein është takuar edhe me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryefjalë e bisdemeve ka qenë lufta ndaj narkotrafikëve, krimit të oerganizuar dhe korupsionit.