"Spiunët" e biznesit do të vijnë nga gjiri i tatimorëve të rinj

Spiunimi i bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor do të bëhet sipas një skeme të vecantë. Rikontrollorët dhe stimulantët janë dy strukturat e reja që do të ngrihen në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe që do të përzgjidhen në grupin e 350 të rinjve të kontraktuar në fazën e parë të operacionit anti informalitet.Por si do të funksionojë skema?Këta të rinj mund të ulen në lokal, apo të shkojnë në një dyqan për të blerë një produkt të caktuar dhe do të konstatojnë në rast se lëshohet apo jo kuponi tatimor. Për të gjitha këto blerje do të ngurtësohet edhe një fond i vecantë financiar . Në këtë mënyrë do të bëhet evidentimi  i të gjitha bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor apo nuk e lëshojnë atë për vlerën reale të mallrave që shesin.Ndërkaq nuk dihet ende nëse në skemë do të përfshihen edhe qytetarë të thjeshtë të cilët kundrejt denoncimeve do të paguhen në rastet kur ato rezultojnë të vërteta.Ministria e Financave që do të nxjerrë udhëzimet që do të shoqërojnë vendimin e qeverisë është duke e shqyrtuar këtë mundësi.Ka një paqartësi në vendimin e qeverisë të nëj dite më parë. Sa do të jetë paga e këtij grupi që të kujton sigurimin e shtetit në periudhën e komunizmit. Por në rast se do ta kalonim me humor këtë situatë do të kujtonim një legjende që flitet për Shqipërinë. Spiunët gjenden edhe falas.