Kapet hajduti i 11 matësave të energjisë, i vodhi në banesa të ndryshme
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjes së 11 matësave të energjisë elektrike në banesa të ndryshme.I arrestuari është Ilirian Memo, lindur dhe banues në Tirane, i dënuar më parë për veprën penale të ‘Vjedhjes “ .Kapja e tij u bë të mërkurën nga efektivët e Komisariatit Nr. 2 gjatë finalizimit të operacionit të koduar “ Gabimi i fundit ” .Sipas bluve, Memo dyshohet se është autor i disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në territorin e komisariatit të policise nr.2 dhe të komisariatit nr.5 dhe më konkretisht :Vjedhje : 1-matësi energjie elektrike më datë 14.10.2015, shtetasit M. K, banues në Tiranë.2-Më datë 17.09.2015, vjedhje matësi energjie elektrike shtetasit A. H, banues në Tiranë.3-Më datë 17.09.2015, vjedhje matësi energjie elektrike shtetasit E. M, banues në Tiranë4-Më datë 21.09.2015, vjedhje matësi energjie elektrike shtetases L.M, banues në Tiranë.5-Më datë 29.09.2015, vjedhje matësi energjie elektrike shtetasit M. K, banues në Tiranë.6-Me datë 21.10.2015, vjedhje matësi energjie elektrike shtetasit P. K, banues në Tiranë.7-Më datë 16.05.2015, vjedhje matësi energjie elektrike shtetasit S. R banues në Tiranë.8-Më datë 24.05.2015, vjedhje matësi energjie elektrike shtetasit F. Sh, banues në Tiranë.9-Më datë 10.07.2015, vjedhje te dy aparateve të matesit të energjisë elektrike shtetasit B. P, banues në Tiranë.10-Më datë 03.08.2015, vjedhje matësi energjie elektrike shtetases V.B, banues në Tiranë.11-Më datë 20.10.2015, vjedhje matësi energjie elektrike, shtetases A. I, dhe shtetases O.K, banuese në Tiranë.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të ”Vjedhjes “në ngarkim të shtetasit Ilirian Memo.