Meta në Elbasan: Mbështetje biznesit që gjeneron punësim

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka zgjedhur një kompani të përpunimit të peshkut në Elbasan për ta cilësuar si model sipërmarrje për të mirat që i sjellë ekonomisë. Sipas Metës, duhen mbështetur të tilla industri përpunuese, për të zbutur problemin e papunësisë, për të rritur vlerat e resurseve dhe aftësitë konkurruese në tregjet ndërkombëtare.Ilir Meta: "Kjo sipërmarrje e re e përpunimit të peshkut në vendin tonë ka bërë të mundur që brenda një viti të punësojë rreth 450 persona dhe njëkohësisht synon ta shumëfishojë këtë numër në muajt e ardhshëm dhe në vitet e ardhshme, falë zgjerimit të këtij aktiviteti dhe shtimit të teknologjisë e produkteve të reja. Ky është një rast i shkëlqyer, që tregon se vizioni dhe aftësia sipërmarrëse mund të kthehet në një të mirë të jashtëzakonshme publike, jo vetëm për ekonominë lokale dhe ekonominë e vendit, por edhe për qindra familja. Një shembull për të treguar se si mund të ndihmohet për të zbutur problemin mjaft serioz të papunësisë. Njëkohësisht, është edhe një shembull se si duhet nxitur dhe promovuar e gjithë industria përpunuese në vendin tonë, në mënyrë që të rritet vlera e të gjithë resurseve tona këtu, por njëkohësisht të rritet e gjithë vlera e ekonomisë sonë kombëtare"Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka kërkuar promovimin e sipërmarrjeve që janë ndikuese në ekonominë shqiptare./Oranews.tv/