Papa Françesku nuk ka tumor, Vatikani hedh poshtë zërat mediatik

Vatikani ka mohuar të gjitha raportet mediatike se Papa Françesku vuan nga tumori në tru.Zëdhënësi i selisë së shenjtë At Federiko Lombardi në një deklararatë për shtyp tha se Papa Françesku po kryen aktivitetet e tij me të njëjtin intesitet si më parë.“Përhapja e lajmeve të tilla të pabaza është një papërgjegjshmëri serioze dhe nuk ja vlen t’iu kushtohet vëmendje”, deklaroi ai.Gazeta “Quotidiano Nazionale” kishte në aperturë të mërkurën lajmin se Papa Bergolio 78 vjeç disa kohë më parë kishte flutuaruar fshehurazi me helikopter në një qytet të vogël në Toskana për tu vizituan tek një mjek japonez.Sipas gazetës, mjeku ka pikasur një njollë të errët në trurin e Atit të Shenjtë, pra një tumor, por të shërueshëm ose beninj.Por sipas informacioneve që vijnë nga Vatikani, Papa duket të jetë në shëndet të mirë muajt e fundit, përveç një dhimbje të lehtë në këmbë për shkak se vuan nga nervi shiatik.Megjithatë, Drejtori i të përditshmes italiane, Andrea Kanjini, shprehet se përgënjeshtrimi i lajmit ishte i pritshëm nga Vatikani, por kjo nuk do të thotë se gazeta nuk ka burime të sakta për gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut.